Drenica i reagon Gjilanit për rastin e racizmit: Të japim shembull se të gabosh është njerëzore e të falësh është hyjnore
Skuadra e Drenicës ka lëshuar një komunikatë zyrtare, duke i reaguar SC Gjilanit, lidhur me rastin që përfshin Shkelzen Lushtakun dhe Elton Cale. Lushtaku ishte kapur në një sekuencë duke përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj Elton Cale, dhe me këtë rast SC Gjilani ka njoftuar të ketë raportuar rastin në Komisionin Etik pran UEFA. Reagimi…

Sport
Skuadra e Drenicës ka lëshuar një komunikatë zyrtare, duke i reaguar SC Gjilanit, lidhur me rastin që përfshin Shkelzen Lushtakun dhe Elton Cale.
Lushtaku ishte kapur në një sekuencë duke përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj Elton Cale, dhe me këtë rast SC Gjilani ka njoftuar të ketë raportuar rastin në Komisionin Etik pran UEFA.
Reagimi nga FC Drenica thotë se reagimi i lojtarit ishte në afekt dhe insistohet se në raportin e ndeshjes nuk ka pasur asnjë parregullsi të lajmëruar. Mes tjerash, ata lënë të kuptohet se reagimin e Gjilanit e shohin si histerik.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell komunikatën e plotë të FC Drenicës. /Lajmi.net/