Drejtuesit e Juves udhëtojnë drejt Anglisë, pritet transferimi i Pogba
Skuadra e Juventus është shumë afër transferimit të super mesfushorit francez, Paul Pogba.
Sport
Pogba kishte luajtur edhe më parë me fanellën e Juventus, para se të rikthehej në Premierligë, tek Manchester United.
Por, situata e francezit në ‘Old Trafford’ u përkeqësua pas tensioneve të ngritura me Jose Mourinho, sei dhe përfundimit të sezonit në pozitën e gjashtë, pa asnjë trofe të fituara.
Situatën e keqe të Pogba tek United po synojnë ta shfrytëzojnë Juventus dhe Real Madrid, por duket se italianët veçse kanë bërë hapat e parë.
Sipas raportimeve të ‘Sky Sport Italia’, Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juves, ka udhëtuar drejt Anglisë për të mbyllur marrëveshje me Pogban, transmeton lajmi.net.
Mesfushori ishte lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’ qysh nga vera, me Real Madrid si destinacion potencial.
Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e fituesit të Kupës së Botës, për vazhdimin e karrierës së tij. /Lajmi.net/