Drejtoria e Urbanizmit e konfirmon se Stadiumi i Gjilanit nuk ka leje ndërtimi
PDK në Gjilan ka ngritur shqetësime të mëdha rreth stadiumit të qytetit, duke kërkuar sqarime nga Drejtoria e Urbanizmit lidhur me procedurat e ndërtimit. Më 2 shtator, përgjigja e zyrtare nga drejtori i urbanizmit, Ali Arifi, konfirmoi se stadiumi nuk ka leje ndërtimore dhe as që është inicuar procedura për ta marrë atë. Shkrimi i…
Lajme
PDK në Gjilan ka ngritur shqetësime të mëdha rreth stadiumit të qytetit, duke kërkuar sqarime nga Drejtoria e Urbanizmit lidhur me procedurat e ndërtimit.
Më 2 shtator, përgjigja e zyrtare nga drejtori i urbanizmit, Ali Arifi, konfirmoi se stadiumi nuk ka leje ndërtimore dhe as që është inicuar procedura për ta marrë atë.
Shkrimi i plotë:
Urbanizmi zyrtarisht i përgjigjet PDK-së, stadiumi Gjilanit nuk ka leje ndërtimore.
PDK në Gjilan më datë 26 gusht i është drejtuar drejtorisë së urbanizmit lidhur me çështjen e stadiumit të qytetit, nëse ka lëshuar leje ndërtimore apo jo.
Përgjigjen zyrtare PDK e ka pranuar më datë 2 shtator nga drejtori i urbanizmit Ali Arifi, i cili ka deklaruar se projekti i stadiumit të qytetit nuk ka leje ndërtimore dhe as që është inicuar procedura për leje ndërtimore.
Poashtu edhe për projektin e ndërtimit të rrugës Hamdi Kurteshi nuk ka kurfar leje ndërtimore.
Maja e anarkisë në Gjilan buron përbrenda vet institucioneve komunale të qeverisur nga organizata katrahurë e quajtur VV dhe një kryetar komune viktim e paaftësisë tij.