Drejtoria e Arsimit në Mitrovicë shqyrton rastin e dhunës ndaj nxënësit në shkollën “Abdullah Shabani”
Një qytetare nga Mitrovica u ankua dje përmes Facebook se djali i saj po rrahej dhe po kërcënohej me armë në shkollë nga bashkëmoshatarët e tij. Rasti bëri jehonë me reagime të shumta nga qytetarët, kurse pas kësaj Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se kanë marrur masa lidhur me çështjen, transmeton lajmi.net. “Drejtoria e Arsimit…
Lajme
Një qytetare nga Mitrovica u ankua dje përmes Facebook se djali i saj po rrahej dhe po kërcënohej me armë në shkollë nga bashkëmoshatarët e tij.
Rasti bëri jehonë me reagime të shumta nga qytetarët, kurse pas kësaj Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se kanë marrur masa lidhur me çështjen, transmeton lajmi.net.
“Drejtoria e Arsimit i ka kushtuar vëmendje të veçantë situatës që nga momenti i publikimit të ankesës nga nëna. Menjëherë pas marrjes së informacionit, kemi kërkuar të dhëna nga shkolla dhe organet kompetente, përfshirë policinë.
Sot, së bashku me zyrtarë të drejtorisë dhe përfaqësues të policisë, kemi marrë pjesë në mbledhjen e arsimtarëve të thirrur për të diskutuar rastin. Po ashtu, kemi kontaktuar nënën e fëmijës nëpërmjet telefonit për t’i kërkuar një takim, dhe ajo është dakorduar të më takojë në ditët në vijim për të diskutuar më gjerësisht shqetësimet e saj”, shkruhet në njoftim./Lajmi.net/