Drejtori sportiv i Bayernit konfirmon interesimin në yllin e ri të Bundesligës
Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka konfirmuar për Sky Sports se Dayot Upmecano është lojtari që klubi ka në shënjestër.
Sport
Bayern Munich nuk ka bërë ndonjë përforcim të madh në mbrojtje, përpos Lucas Hernandez i cili gjithashtu nuk po gjen hapësirë të duhur.
Megjithatë, ata kanë zbuluar talentin e ri Alphonso Davies që ka kontribuar shumë në rezultatet e klubit, sidomos në ato të ligës së Kampionëve.
Tani, Salihamidzic si drejtor sportiv ka konfirmuara: “Sigurisht që në jemi të interesuar dhe po mendojmë për të”, u shpreh ai, përcjell lajmi.net.
“Ne zhvilluam një takim të mirë me agjentin e lojtarit gjatë ditës së djeshme. Do ta shohim çfarë do të ndodhë”.
Rikujtojmë që afati kalimtar i janarit do të mbyllet më 1 shkurt./Lajmi.net/