Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit flet për transferimin e Rashicës
Milot Rashica ishte afër transferimit te Bayer Leverkusen në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, në formulën e huazimit.
Sport
Rashica ishte gati t’i bashkohej Leverkusenit si huazim deri në fund të sezonit, por transferimi dështoi në momentin e fundit sepse palët nuk ranë dakord për kushtet e opsionit të blerjes.Sipas Sport Bild, Bayer Leverkusen kishte ende interesim për yllin e Kosovës, por një gjë të tillë e ka mohuar klubi gjerman.
“Jo, Milot Rashica është lojtar i Werder Bremenit dhe ai nuk është temë diskutimi për Bayer Leverkusenin momentalisht” – u shpreh drejtori sportiv i klubit gjerman, Simon Rolfes.
Milot Rashica momentalisht është i lënduar dhe pritet të rikthehet në fillim të vitit të ardhshëm.