Drejtori i Policisë sot raporton për sulmin në Kuvend

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni do të raportojë sot para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lajme

08/08/2016 08:03

Maxhuni pritet të raportojë rreth situatës së sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë rreth sulmit të së premtes ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka kërkuar informacion zyrtar për sulmin e fundit ndaj legjislativit nga Policia e Kosovës.