Drejtori i një shkolle në Suharekë e bën për spital një nxënës

Drejtori i një shkollë në Suharekë ka keqtrajtuar fizikisht një nxënës.

Lajme

02/06/2021 09:11

Ky rast është raportuar në policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme.

“Viktima mashkull kosovar nxënës (i mitur), ka informuar se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës i dyshuari mashkull kosovar. Sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar për ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës zyrtare’. /Lajmi.net/