Drejtori i Financave në Postë “humb kontrollin”, shan dhe ofendon rëndë opozitarët

Drejtori i Financave në Postë, Feim Kelmendi ka eskaluar në gjuhën e përdorur në një postim në Facebook drejtuar opozitarëve dhe kundërshtarëve të Kryeministrit Kurti. Ai ka sharë e ofenduar ata duke i quajtur edhe “rracë e flliqtë”. “Phuuuu jau q*ifte bota nanen po rrace e flliqte ishit kan. Serbia mi pas bo Kosoves keshtu…

Lajme

19/09/2024 14:31

Drejtori i Financave në Postë, Feim Kelmendi ka eskaluar në gjuhën e përdorur në një postim në Facebook drejtuar opozitarëve dhe kundërshtarëve të Kryeministrit Kurti.

Ai ka sharë e ofenduar ata duke i quajtur edhe “rracë e flliqtë”.

“Phuuuu jau q*ifte bota nanen po rrace e flliqte ishit kan. Serbia mi pas bo Kosoves keshtu eshte dashte me i ardhe marre e lere ma juve qe ju kan besuar njerzit me jau lene ne dore vendin”, ka shkruar Kelmendi.

Kelmendi ka thënë se ‘Kur po i shoh keta zhvatesit e partive opozitare duke kokorizur se gjoja qeveria Kurti nuk ka arritur te ndryshoje gjendjen ne vend per 4 vite flokte per pjete po me shkojne”.

Sipas tij, shkatërrimin e vendit e kanë bërë pikërisht opozitarët e sotëm me pangopësi, hajdutllëk dhe paaftësi.

Kelmendi ka thënë se në katër e vitet e fundit ka progres të dukshëm në secilën fushë.

“Po e marre si shembull njeren nga kompanite me te fuqishme ne vend, Telekomin e Kosoves, perkunder perpjkejeve maksimale dhe perkunder qe per 4 vite ka pasur nje progres te dukshem, ishte e pamundur qe te nxirret plotesisht nga flliqesirat ku e keni futur. Ende po thuaj cdo dite duhet te perballur me lloj lloj krimineli, lloj lloj kontrate, e lloj lloj procesi gjygjesor si pasoje veprimeve tuaja kriminale qe i takojne vitit 2010, 2012, 2015, 2018, 2019. Po thuaj secila kontrate afategjate dhe e demshme ishte e lidhur me grupe kriminale, cdo gje ishte e kurdisur qe te plackiten dhjetra miliona euro permes procesve gjygjesore, gjykata ne te cilat keni vendosur njerzit tuaj poshtu te lidhur me kriminel te fuqishem. Te gjitha keto pervec kostos me vlere dhjetra miliona euro, kerkojne energji, perkushtim e kohe per t’u sanuar. Duhen edhe se paku dy vite qe gjerat te bien plotesisht ne binare. Pra nese vetem nje kompani duhen 6 vite qe nxirret nga flliqesira qe e kishit futur po kaq vite duhet edhe ne secilin sektor te largohet plotesisht nga flliqesirat tuaja”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/