Drejtori i Bayern, Salihamidzic: S’kam biseduar me asnjë nga kampi i Kane
Drejtori i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic vazhdon të mohojë thashethemet që thonë se bavarezët kanë tentuar transferimin e Harry Kane. Harry Kane lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e Bayern Munich, si zëvendësues i Robert Lewandowski, por bavarezët s’kanë bërë ndonjë lëvizje konkrete për të. Duke folur së fundmi për ‘Sport1’, Salihamidzic ka…
Sport
Drejtori i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic vazhdon të mohojë thashethemet që thonë se bavarezët kanë tentuar transferimin e Harry Kane.
Harry Kane lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e Bayern Munich, si zëvendësues i Robert Lewandowski, por bavarezët s’kanë bërë ndonjë lëvizje konkrete për të.
Duke folur së fundmi për ‘Sport1’, Salihamidzic ka rikonfirmuar se nuk ka biseduar me asnjë nga kampi i anglezit.
“Unë nuk kam folur me askënd në kampin e Harry Kane”, ka thënë Salihamidzic, transmeton lajmi.net.
“Ne kemi besim në lojtarët tanë. Serge Gnabry, Sadio Mane, Choupu-Moting dhe Tel. Këta janë djemtë që duhet t’i rrisim. Kemi tetë lojtarë për katër pozita. Në fund, duhet të shohim çfarë ofron tregu dhe ne nuk gjetëm më mirë sesa që kemi në skuadër”, shtoi mes tjerash lojtari.
Mbetet të shihet nëse Bayern Munich do të bëjnë një lëvizje për Kane gjatë verës tjetër, kur lojtari të jetë në fund të kontratës së tij. /Lajmi.net/