Drejtori ekzekutiv i Man United: Ne po bëjmë gjithçka që ta sjellim De Jong

Drejtori ekzekutiv i Manchester United, Richard Arnold ka folur në lidhje me mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong.

Sport

19/06/2022 10:11

Manchester United janë duke punuar të krijojnë një ekip pothuajse të ri, pas dështimeve të mëdha sezonin e kaluar.

Trajneri i ri Erik ten Hag, ka treguar se cilët lojtarë dëshiron të transferojë në ‘Old Trafford’, objektiva kryesore mbetet De Jong.

Holandezi e pëlqen shumë mesfushorin e Barcelonës, andaj Man United janë duke bërë gjithçka që ta sjellin atë në ekip.

Se po mundohen maksimalisht që holandezi të transferohet në ‘Old Trafford’ ka thënë edhe drejtori ekzekutiv i ‘Djajve të Kuq’.

“Ne po bëjmë gjithçka që ta sjellim De Jong në ekip”, tha Arnold, përcjell lajmi.net.

I vetmi problem mbetet klauzola e largimit, pasi Barcelona kërkon 80 milionë, kurse United së fundmi I kanë ofruar 70 milionë.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja përfundimtare në mes dy klubeve./Lajmi.net/