Drejtorët e Shpendit

Shpend Ahmeti do ta tregojë sot 11’shen e tij – ekipin me të cilin do të qeverisë në Prishtinë. Disa prej tyre, siç mëson lajmi.net, janë: Dardan Sejdiu, Liburn Aliu, Xhelal Sfeçla, Arben Vitia, Jusuf Thaçi, Hysen Durmishi e Nora Kelmendi.

Lajme

27/12/2013 06:20

Pas betimit para asambleistëve të Prishtinës që ka bërë të enjten, Shpend Ahmeti pritet që gjatë paradites së premte ta publikojë edhe ekipin e tij – me të cilin do ta qeverisë Kryeqytetin në katër vjetët e ardhshme.

Ahmeti, i cili tashmë zyrtarisht ka marrë postin e Kryetarit të Prishtinës, do t’i bëjë të ditur udhëheqësit e 11 Drejtorive të Komunës.

Burime të lajmi.net pohojnë se Dardan Sejdiu do të jetë Nënkryetar i Komunës, ndërsa Ylli Hoxha do të jetë Kryetar i Grupit të Këshilltarëve Komunalë të Vetëvendosjes.

Po ashtu, siç bëjnë të ditur burime të lajmi.net, disa nga Drejtorët Komunalë janë:

Liburn Aliu – Drejtor i Urbanizmit.

Xhelal Sveçla – Drejtor i Inspektorit.

Arben Vitia – Drejtor i Shëndetësisë.

Jusuf Thaçi – Drejtor i Arsimit.

Hysen Durmishi – Drejtor i Infrastrukturës.

Nora Kelmendi – Drejtoreshë e Kadastrit.

Ndërkohë, ende nuk është zgjidhur çështja e Kryesuesit i Kuvendit Komunal. Vetëvendosje deri tash ka marrë propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës për këtë pozitë, i cili është Lirak Çelaj, ndërsa po e pret edhe propozimin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për të vendosur se cilin do ta përkrahin.