“Drejtësi, jo politikë”, sot në Prishtinë marshohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Me moton “Drejtësi, jo politikë”, sot në Prishtinë do të mbahet marshi në mbështetje udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Ky pritet të jetë marshi më i madh që është organizuar ndonjëherë në Kosovës. Në mbështetje të marshit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, që është paraparë të nisë…
Lajme
Me moton “Drejtësi, jo politikë”, sot në Prishtinë do të mbahet marshi në mbështetje udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Ky pritet të jetë marshi më i madh që është organizuar ndonjëherë në Kosovës.
Në mbështetje të marshit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, që është paraparë të nisë në orën 14:00, kanë dalë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, liderët e shumicës së partive politike dhe kryetarët e shumë komunave të Kosovës.