“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza publikon pamje nga përgatitjet për marshin e 17 shkurtit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar një video ku shfaqen përgatitjet për marshin e 17 Shkurtit, i organizuar në mbështetje të çlirimtarëve. Në postimin e tij në Facebook, ai thekson se pankartat tashmë janë përgatitur për marshin që organizohet nga platforma “Liria ka Emër”. “Pankartat janë gati dhe mesazhi është i…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar një video ku shfaqen përgatitjet për marshin e 17 Shkurtit, i organizuar në mbështetje të çlirimtarëve.
Në postimin e tij në Facebook, ai thekson se pankartat tashmë janë përgatitur për marshin që organizohet nga platforma “Liria ka Emër”.
“Pankartat janë gati dhe mesazhi është i qartë: Drejtësi, jo politikë! Ndihem krenar për rininë tonë që e do Kosovën dhe nuk qëndron në heshtje përballë padrejtësive. Ky marsh synon të bashkojë qytetarët, sepse drejtësia duhet të jetë mbi çdo ndarje politike”, ka shkruar Hamza.