Drejtëpërdrejt nga ndarja e çmimit Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi (Video)

Çmimi Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha në këto fusha nga një ose disa persona brenda një viti.

Bota

05/10/2015 11:57

Tani po ndodh kjo ngjarje. Çmimi për Mjekësi është i pari nga çmimet Nobel që ndahen çdo vit, e për vitin 2015, tani për pak qaste pritet të thuhen emrat e vlerësuar nga juria, raporton lajmi. net.

Çmimi u themelua në vitin 1901 në pajtim me vullnetin e shpikësit dhe biznesmenit, Alfred Nobel.

Komiteti i Nobel-it për Mjekësi në Institutin Karlonska në Suedi, u ka dhënë çmimin Nobel 2014, tre shkencëtarëve: Amerikano-britanikut Xhon O’Kif dhe çiftit norvegjez, Mej-Brit Moser dhe Edvard Moser.

Të tre shkencëtarët, kanë ndihmuar që të shpjegojnë se si truri krijon ‘një hartë të hapësirës që na rrethon ne, dhe se si ne mund të lundrojmë rrugën tonë përmes një mjedisi kompleks’.

Instituti Karolinska, ka thënë se shkencëtarët ‘kanë zbuluar një problem me të cilin janë preokupuar filozofë dhe shkencëtarë me shekuj të tërë’.

Çmimi Nobel për mjekësi prej 1.1 milion dollarëve, që nga viti 1901 nuk është ndarë dhjetë vite: 1914, 1915, 1916, 1917, 1918, 1921, 1925, 1940, 1941, 1942, por megjithatë në shumë vite të tjera ka patur më shumë se një fitues të çmimit (brenda të njëjtit vit).

Shtetet e Bashkuara janë vendi më me shumë lauratë në botë.

Brenda një viti më së shumti janë dorëzuar tre çmime për fiziologji dhe mjekësi./ lajmi.net

YouTube player