‘Dramë’ në ‘Goodison Park’, Everton befason Tottenhamin, ‘Spurs’ humbin vendin e tretë

Tottenham dhe Everton kanë ndarë pikët, në ndeshjen e xhiros së 29 në Premier Ligë ‘Spurs’ dhe Everton kanë ndarë pikët, pas barazimit 1:1, shkruan lajmi.net. Me barazimin e sotëm Tottenham humbi vendin e tretë në tabelë Goli i vetëm për ‘Spurs’ u shënua nga ylli i skuadrës, Harry Kane. Në minutën e 68’ anglezi…

Sport

03/04/2023 21:56

Tottenham dhe Everton kanë ndarë pikët, në ndeshjen e xhiros së 29 në Premier Ligë

‘Spurs’ dhe Everton kanë ndarë pikët, pas barazimit 1:1, shkruan lajmi.net.

Me barazimin e sotëm Tottenham humbi vendin e tretë në tabelë

Goli i vetëm për ‘Spurs’ u shënua nga ylli i skuadrës, Harry Kane.

Në minutën e 68’ anglezi u tregua i saktë nga penalltia.

Kujtojmë që nga minuta e 58’ Everton mbeti me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Abdoulaye Doucoure.

Ai goditi fuqishëm Harry Kane dhe u përjashtua nga loja.

Por, me të kuq u ndëshkua edhe Lucas Moura në minutën e 88’ të ndeshjes.

Kur po mendohej se dihet fituesi vendasit reaguan.

Në minutën e 90’ barazoi shifrat Michael Keane me një supergol.

Pas këtij barazimi Tottenham bie në vendin e katërt me 50 pikë, kurse Everton ngritët në vendin e 15 me 27 pikë gjithsej./Lajmi.net/