Dramë: Mbyllet seanca për mungesë të kuorumit, tjetra thirret në ora 22:00
Seanca për votimin e amendamenteve për ndryshimin kushtetues të votimit të presidentit është mbyllur. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit, ku deputetët e komuniteteve joshumicë nuk ishin pjesëmarrës aq sa kërkohen me ligj, transmeton lajmi.net. Për të kaluar këto amendamente, duhen përveç dy të tretave, edhe dy të tretat e pakicave, dhe pa votat…
Lajme
Seanca për votimin e amendamenteve për ndryshimin kushtetues të votimit të presidentit është mbyllur.
Kjo për shkak të mungesës së kuorumit, ku deputetët e komuniteteve joshumicë nuk ishin pjesëmarrës aq sa kërkohen me ligj, transmeton lajmi.net.
Për të kaluar këto amendamente, duhen përveç dy të tretave, edhe dy të tretat e pakicave, dhe pa votat e komunitetit serb, nuk kalojnë.
Lista Serbe nuk është duke marrë pjesë në këtë seancë. Seanca e radhës është thirrur në ora 22:00./lajmi.net/