Drama në Stamford Bridge përfundon me barazim

Një dramë e vërtetë është zhvilluar në derbin londinez mes Chelseat dhe Arsenal, me ndeshjen që përfundoi baras 2:2.

Sport

21/01/2020 23:07

Në fakt Gunners luajtën me një lojtar më pak në fushë qysh nga minuta e 26’, kur David Luiz u ndëshkua me karton të kuq – duke shkaktuar penallti, të cilin në gol e akordoi Jorginho (28’).

Vazhdimi solli dominimin e vendasve, por në gjysmë e dytë një rrëshqitje e N’Golo Kante dhe sprinti i jashtëzakonshëm i Martinelli (63’) solli golin e barazimit.

Chelsea shtoi forcën në sulm dhe arriti golin e epërsisë përmes Cesar Azpilicueta (84).

Kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar Hector Bellerin me një gol të bukur (87’) befasoi të gjithë dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2:2.

Chelsea vazhdon në pozitën e katërt me 40 pikë, kurse Arsenal në vendin e 10 tubon 30 pikë. /Lajmi.net/