Drama mes Romës dhe Torinos mbyllet pa fitues – skuadrat ndajnë nga një pikë

Mourinho ndëshkohet me të kuq, Roma humb penalltinë në minutat shtesë por gjen gol në fund për barazim ndaj Torinos. Roma dhe Torino kanë luajtur baras në kuadër të Serie A, në një ndeshje ku rezultati final tregoi 1:1, pas një drame në minutat shtesë, shkruan lajmi.net. Goli i parë i këtij takimi u shënua…

Sport

13/11/2022 16:58

Mourinho ndëshkohet me të kuq, Roma humb penalltinë në minutat shtesë por gjen gol në fund për barazim ndaj Torinos.

Roma dhe Torino kanë luajtur baras në kuadër të Serie A, në një ndeshje ku rezultati final tregoi 1:1, pas një drame në minutat shtesë, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i këtij takimi u shënua në minutën e 55’, nga Linetty. Deri në fund, pati edhe shumë ngjarje interesante në fushë. Por vëmendja u vodh nga minutat shtesë.

Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 89’ pas shumë ankesave.

Dy minuta më vonë, Roma fitoi një penallti, por nga aty gaboi Andrea Belotti.

Në minutën 90+4’, Paulo Dybala gjuajti me të majtën dhe goditja e tij u ndal nga shtylla. Topin e kthyer nga shtylla e dërgoi në rrjetë Nemanja Matic, me një goditje volley, për rezultatin final 1:1.

Ndeshja nuk shkoi më së miri as për Mërgim Vojvodën, i cili u largua nga ndeshja pas vetëm 30 minutave lojë, për t’i dhënë vendin Singos.

Me këtë barazim, Roma shkon në 27 pikë, kurse Torino numëron pikën e 21-të. /Lajmi.net/