Drake lanson videoklipin e ‘Money in the grave’
Drake ka sjellur edhe klipin e hitit të fundit.
ShowBiz
Drake muajin e kaluar kishte publikuar albumin e tij të fundit ku një nga këngët më të pëlqyera nga albumi ishte bashkëpunimi me Rick Ross ‘Money in the grave’, shkruan lajmi.net.
Fillimit reperi kanadez këngën e kishte lansuar vetëm në versionin ‘audio’ dhe brenda muajit kënga kishte numëruar mbi 20 milion klikime në Youtube, tani reperi ka lansuar edhe klipin e kësaj kënge.
Drake është një nga emrat më të mëdhenj në muzikë dekadën e fundit dhe thuajse çdo këngë e tij kthehet në një hit për publikun mbarë botën. /Lajmi.net/
