Douglas Luiz dëshiron të transferohet tek Arsenali – klubet vijojnë diskutimet

Doulgas Luiz dëshiron që të transferohet te skuadra e Arsenalit. Lojtari është duke i bërë presion Aston Villas që ta lejojë kalimin e tij në “Emirates Stadium”, duke e pranuar ofertën e bërë nga londinezët, transmeton lajmi.net. Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano kushtet personale nuk përbëjnë më ndonjë çështje për t’u zgjidhur. Villa së…

Sport

01/09/2022 14:15

Doulgas Luiz dëshiron që të transferohet te skuadra e Arsenalit.

Lojtari është duke i bërë presion Aston Villas që ta lejojë kalimin e tij në “Emirates Stadium”, duke e pranuar ofertën e bërë nga londinezët, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano kushtet personale nuk përbëjnë më ndonjë çështje për t’u zgjidhur.

Villa së shpejti do ta zyrtarizojë Dendoncker i cili i hap rrugë largimit të Luizit. /Lajmi.net/