Douglas Costa po pengon transferimin e Chiesa te Juventus

Juventus janë në hall të madh me Douglas Costa.

Sport

02/10/2020 17:35

Anësori brazilian me gjasë nuk bën pjesë në planet e Andrea Pirlo, dhe ‘Zonja e Vjetër’ shpreson të shes kartonin e tij.

Juventus janë të vendosur të transferojnë Federico Chiesa, por fillimisht duhet të shesin Costan, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, lojtari nuk është i hapur që të largohet nga ‘Allianz Stadium’ dhe kjo po bllokon gjithçka.

Chiesa mund të jetë gati që t’i bashkohet Juves, por gjithçka është në pritje si pasojë e Douglas Costa.

Braziliani i është ofruar Manchester Unitedit, por këta të fundit nuk ishin gati të paguanin 30 milionë eurot e kërkuara.

Mbetet të shihet se si Juve do të bëjë zgjidhje për këtë problem. /Lajmi.net/