Dosja- Meta dhe Kryemadhi kryen kirurgji estetike në Vjenë dhe San Marino për humbjen në peshë dhe ndryshimin e pamjes

Detaje të reja dalin sot në dritë për hetimin ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha SPAK tregon se si nisi hetimi ndaj tyre nisur nga denoncimet. “Ne datën 15.09.2022, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal…

Lajme

22/10/2024 11:45

Detaje të reja dalin sot në dritë për hetimin ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha SPAK tregon se si nisi hetimi ndaj tyre nisur nga denoncimet.

“Ne datën 15.09.2022, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr.165 te vitit 2022.

Ky procedim ishte regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Idajet Beqiri i cili kallëzon shtetasit Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi se kanë kryer veprat penale “Fshehja e të ardhurave” e parashikuar nga neni 180 i K.Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” e parashikuar nga neni 245 i K.Penal, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e parashikuar nga neni 257/a i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e parashikuar nga neni 259 i K.Penal dhe

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni

287 i K.Penal. Në kallëzimin e tij, kallëzuesi pretendon se në vitet 2014 – 2022, çifti Metaj-Kryemadhi, kanë marrë shërbime mjekësore dhe shërbime të kirurgjisë estetike, me qëllim humbjen në peshe dhe ndryshimin e pamjes së tyre. Shërbime të tilla sipas kallëzuesit ndër të tjera janë marrë ne Klinikën Private “Goldenes Kreuz Vjenë” nga mjeku G. P., në Kliniken “Casa di Cura Privata Domus Medica” në San Marino.

Sipas kallëzuesit, jo vetëm që kosto e këtyre shërbimeve mjekësore është e lartë, çka nuk justifikohet me të ardhurat e çiftit Metaj – Kryemadhi dhe si rrjedhojë nuk janë deklaruar në deklaratat vjetore të pasurisë të dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, por dhe burimet e financimit të tyre janë me shuma parash me origjinë korruptive. Veç kësaj, sipas kallëzuesit, këto lloj trajtimesh mjekësore, kërkojnë shpenzime të vazhdueshme, të cilat nuk mund të justifikohen me te ardhurat e çiftit. Në vijim nga ana e organit të akuzës është vendosur bashkimi i procedimit Nr.165 date 15.09.2022 me procedimin penal Nr.122 date 10.06.2022”, theksohet në dosje