Dortmundi i armatosur

Ekipet kundërshtare duhet të kenë kujdes pasi Borussia Dortmund është e armatosur. Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp është shprehur i lumtur me paraqitjen e përforcimit të ri Henrikh Mkhitaryan në fitoren 2-1 ndaj Eintracht Frankfurtit të dielën. Reprezentuesi armenian realizoi të dy golat për nënkampionin e Bundesligës dhe Klopp lavdëroi kontributin e tij. “Mkhitaryan është…

Sport

03/09/2013 13:07

Ekipet kundërshtare duhet të kenë kujdes pasi Borussia Dortmund është e armatosur.

Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp është shprehur i lumtur me paraqitjen e përforcimit të ri Henrikh Mkhitaryan në fitoren 2-1 ndaj Eintracht Frankfurtit të dielën.

Reprezentuesi armenian realizoi të dy golat për nënkampionin e Bundesligës dhe Klopp lavdëroi kontributin e tij.

“Mkhitaryan është një arma para golit me teknikën e tij të goditjeve”, deklaroi Klopp për të përditshmen gjermane ‘Bild’.

Mkhitaryan iu bashkua Dortmundit gjatë afatit kalimtar të verës nga Shakhtar Donetsk për 30 milionë euro. Edhe pse humbi yllin Mario Gotze i cili gjatë afatit kalimtar të verës iu bashkua rivalit të Bundesligës, Bayern Munich, Dortmund nuk ka shfaqur shenja të dobësimit dhe ka shënuar fitore në katër xhirot e para të edicionit të ri.