Dortmund triumfon ndaj Unionit, i afrohet Bayernit në tabelë

Borussia Dortmund ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Union Berlin, në kuadër të xhiros së pestë në Bundesliga.

Sport

19/09/2021 19:22

Vendasit dolën fitues me rezultat bindës 4 – 2, shkruan lajmi.net.

Guerreiro realizoi një gol të bukur për të kaluar Dortmundin në epërsi (10′).

Pas 14 minutave, ylli i skuadrës, Erling Haaland dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Thomas Meunier (24′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte edhe më interesante ku u shënuan katër gola.

Fillimisht, Friedrich realizoi autogol duke trefishuar epërsinë e Dortmundit (52′).

Por, pas pesë minutave, Kruse ngushtoi epërsinë duke shënuar nga penalltia (57′).

Tutje, Union arriti të shënoi sërish, këtë herë përmes Voglsammer (81′).

Por, shpresat për barazim iu shuan nga Erling Haaland që realizoi pas vetëm dy minutave (83′), për rezultatin përfundimtar 4 – 2.

Me këtë fitore, Dortmund ngritët në pozitën e dytë me 12 pikë, një më pak se lideri Bayern, derisa Union renditët në vendin e tetë me gjashtë sosh./Lajmi.net/