Dortmund shënon gol të hershëm, synojnë eliminimin e Man Cityt

Jude Bellingham ka shënuar gol në sfidën mes Dortmundit dhe Man Cityt, për t'i dhënë epërsinë gjermanëve.

Sport

14/04/2021 21:19

I riu 17 vjeçar ka shënuar një gol fantastik për të hapur serinë e golave në këtë ndeshje, raporton lajmi.net.

Me rezultatin momental, 1-0, Dortmund do të kualifikohej në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/