Dortmund nuk shqyrton ofertat nën 120 milionë euro për Bellingham

Borussia Dortmund ka një tjetër yll për të ruajtur.

Sport

29/06/2022 11:58

Pas Erling Haaland, vëmendja e klubeve të mëdha evropiane po shkon te një tjetër yll i Dortmund – Jude Bellingham.

‘Sport BILD’ mëson se Dortmund nuk do të pranojnë asnjë ofertë nën 120 milionë euro për 19 vjeçarin, transmeton lajmi.net.

Me tri vite të mbetura në kontratën e tij, klubi gjerman nuk e mendon shitjen e anglezit gjatë kësaj vere.

Të gjitha ofertat pritet të vërshojnë në vitin 2023.

Gjigantët si Real Madrid, Liverpool dhe Manchester United kanë treguar interesim. /Lajmi.net/