Dortmund konfirmon se kishte marrëveshje me Man Utd për Sanchon
Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka konfirmuar se klubi gjerman ka pasur marrëveshje me Manchester United për transferimin e Jadon Sancho në "Old Trafford".
Sport
Borussia Dortmund dhe Manchester United kishin arritur marrëveshje paraprake për transferimin e Jadon Sancho, këtë e konfirmoi edhe Drejtori ekzekutiv i Dortmund, Hans-Joachim Watzke.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Watzke konfirmoi se Sancho ishte gati të transferohej në Manchester dhe kishte marrëveshje personale me “The Red Devils” më herët gjatë verës, transmeton lajmi.net.
Por theksohet se Sancho nuk do shkojë gjëkundi në janar, dhe si duket marrëveshja mbi 100 milionë është larg për tu arritur, sidomos pas situatës ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19./Lajmi.net/
Borussia Dortmund CEO Watzke just confirmed that Jadon Sancho was ‘ready for the transfer’ to Manchester United this summer. Personal terms were agreed.
To be clear: Jadon is *not* moving in January. The race will be on again next summer and #MUFC are expected to be involved. ? https://t.co/5FoeGDBQvX
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 4, 2021