Dortmund dhe Man Utd në garë për Mandzukic

Mario Mandzukic është dëshira e dy skuadrave të njohura evropiane.

Sport

18/11/2019 17:46

Manchester United dhe Borussia Dortmund janë futur seriozisht në garë për shërbimet e kroatit Mandzukic.

Dortmund nuk po dorëzohen për shërbimet e lojtarit, dhe Man Utd po konkurron, shkruan ‘Kicker’, transmeton lajmi.net.

Manczukic është jashtë planeve të Maurizio Sarri, dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Ai është lënë jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve dhe nuk ka luajtur akoma në sezonin e ri. /Lajmi.net/