Dortmund blindon Kloppin

Jurgen Klopp është trajner i Borussia Dortmundit nga viti 2008, por do të vazhdojë të jetë edhe për një kohë të gjatë. Kështu ka thënë drejtori i përgjithshëm i klubit, Hans-Joachim Watzke i cili ka insistuar se kurrë nuk do të shqyrtojë mundësinë e shkarkimit të Kloppit. “Jurgen Klopp kurrë nuk do të shkarkohet nga…

Sport

09/09/2013 11:02

Jurgen Klopp është trajner i Borussia Dortmundit nga viti 2008, por do të vazhdojë të jetë edhe për një kohë të gjatë.

Kështu ka thënë drejtori i përgjithshëm i klubit, Hans-Joachim Watzke i cili ka insistuar se kurrë nuk do të shqyrtojë mundësinë e shkarkimit të Kloppit.

“Jurgen Klopp kurrë nuk do të shkarkohet nga Borussia Dortmund”, deklaroi Watzke për magazinën gjermane Kicker.

“Klopp nuk është trajner i cili kur nënshkruan një kontratë nuk e respekton atë. Ka marrëveshje me ne deri më 2016 dhe do ta respektojë atë”, shtoi ai.

Klopp ka arritur sukses të jashtëzakonshëm me Dortmundin duke fituar dy tituj të njëpasnjëshëm në Bundesligë kurse edicionin e kaluar arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve ku u mposht nga Bayern Munich me rezultat 2-1.