‘Dorëzohu’ rikthen Evi Reçin në ‘Kënga Magjike’ pas tetë vitesh
Këngëtarja Evi Reçi ka vendosur sërish ta sfidoj vetën në garën më të madhe të këngës në Shqipëri.
ShowBiz
Ajo, është rikthyer pas tetë vitesh ku është paraqitur fuqishëm në fazën e parë të festivalit “Kënga Magjike 2017”shkruan lajmi.net
Evi Reçi ka zgjedhur një baladë rrënqethëse të punuar me profesionalizëm nga Darko Dimitrov me vargje të Yll Limanit, me titull ‘Dorëzohu’.
Kujtojmë se ajo në vitin 2009 arriti të shkojë deri në finale në po këtë festival me këngën ‘Jeton tek ti’ ku mori edhe çmimin televiziv../Lajmi.net/