Dorëzo librin e lexuar, merr një tjetër që të pëlqen

Me rastin e Ditës së Librit, më 23 prill, Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim në mënyrë vullnetare ka organizuar një aktivitet me moton “Sjell një libër që ke lexuar dhe merr një që të pëlqen”.

ShowBiz

21/04/2014 18:43

Ky aktivitet do të fillojë nga ora 10:00 e do të vazhdojë deri në orën 15:00, para Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Faruk Ahmeti, përgjegjës i komisionit studnetor, ka thënë për KosovaPress se ky aktivitet ka për qëllim të sensibilizojë opinionin në lidhje me rëndësinë dhe vlerën e madhe që ka libri.

Ai theksoi se ky aktivitet do të përfshijë të gjitha shtresat e shoqërisë, pra të gjithë mund të shkojnë dhe të bëjnë ndërrimin e librave.

Ahmeti beson se numri i atyre që do ndërrojnë librat e tyre do të jetë shumë i madh, e këtë e thotë bazuar në mesazhet që ka marr ditëve të fundit, prej kur lajmi është bërë publik.

Vizitorët e parë që do të shkojnë aty do ta kenë një fond të librave të përzgjedhur.