Dorëheqja e kryeministrit britanik, Hamiti thumbon Kurtin: Fitorja e thellë në zgjedhje nuk të jep garanci të qëndrimit në pushtet
Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, e ka komentuar dorëheqjen e sotme të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Keith Starmer. Ai ka bërë me dije se shembulli i Britanisë së Madhe tregon se fitorja e thellë në zgjedhje nacionale nuk të jep garanci të qëndrimit në pushtet. Në profilin e tij në Facebook, Hamiti…
Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, e ka komentuar dorëheqjen e sotme të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Keith Starmer.
Ai ka bërë me dije se shembulli i Britanisë së Madhe tregon se fitorja e thellë në zgjedhje nacionale nuk të jep garanci të qëndrimit në pushtet.
Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka kur ke rezultate të dobëta në qeverisje duhet të tërhiqesh.
“Megjithatë, përkundër këtyre dështimeve kolosale, në më pak se 18 muaj, Kurti dhe VV-ja dolën fitues të pakontestueshëm në tri palë zgjedhje parlamentare. Shiheni shembullin e një demokracie të vjetër, siç është Britania e Madhe, për ta parë se fitorja e thellë në zgjedhje nacionale nuk të jep garanci të qëndrimit në pushtet, as në krye të partisë qeverisëse. Keir Starmer, kryeministri britanik, dha dorëheqje sot mbas pakënaqësive për rezultatet e dobëta të qeverisjes së tij dyvjeçare.”, ka shkruar ai.