Aksident trafiku në mes tri automjeteve në Pejë, lëndohet një person

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën Pejë-Rugovë, në kilometrin e tetë. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se si shkak i aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore, transmeton lajmi.net. I lënduari është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor,…

Lajme

22/06/2026 15:40

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën Pejë-Rugovë, në kilometrin e tetë.

Në aksident janë përfshirë tri automjete.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se si shkak i aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore, transmeton lajmi.net.

I lënduari është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

“Sot rreth orës 13:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Pejë-Rugova, në kilometrin e tetë, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.”, tha Rugova./Lajmi.net/