Dorëheqja e Isa Mustafës, këta janë dy kandidatët kryesorë për kryetar të ri të LDK-së

LDK është duke u bërë gati për ndryshime të mëdha në pozitën udhëheqëse të partisë.

Lajme

15/02/2021 13:58

Isa Mustafa do të japë sot dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë, kanë bërë të ditura burime të lajmi.net brenda LDK-së.

Kurse, lajmi.net po ashtu mëson se LDK tashmë ka dy kandidatë kryesorë për pasardhës të Mustafës.

Lutfi Haziri ose Kujtim Shala pritet të jenë kryetar i ri i LDK-së.

LDK ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo aktualisht renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%. /Lajmi.net/

Rezultat i dobët në zgjedhje, Isa Mustafa jep dorëheqje si kryetar i LDK-së