Donnarumma: Më dhemb të qëndroj në stol por jam i sigurt se situata do të zgjidhet
Gianluigi Donnarumma i'u bashkua skuadrës së PSG-së si transferim i lirë në Korrikin që shkoi nga Milano.
Sport
Që nga transferimi i tij në PSG, Donnaruma megjithatë nuk ka qenë një startues i rregullt i skuadrës, me Kaylor Navas që i ka bërë konkurrencë mjaft të madhe deri tani italianit.
Së fundi, portieri 22-vjeçar ka dhënë një intervistë në lidhje me konkurrencën e Navas, duke thënë se ajo nuk ndikon në paraqitjen e tij por sigurisht se e ‘shqetëson’.
“Nuk ndikon në paraqitjet e mia, por më ‘shqetëson’”, tha ai.
“Nuk është e lehtë sepse isha mësuar të luaja si titullar dhe ndonjëherë më dhemb të jem në stol, por jam i sigurt se situata do të zgjidhet”, u shpreh portieri i kombëtares italiane.
Donnaruma është paraqitur vetëm pesë herë në Ligue 1 këtë sezon, gjersa ka zhvilluar edhe dy paraqitje në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net