Donnarumma ka vendosur se cilit klub anglez dëshiron t’i bashkohet

Gianluigi Donnarumma është “shumë i interesuar” për t’u bashkuar me njërën nga dy klube të Ligës Premier, mes interesimit nga Manchester City, Manchester United dhe Chelsea. E ardhmja e portierit italian pritet të jetë larg Paris Saint-Germain, me një transferim gjatë kësaj vere që tashmë duket i pashmangshëm.  Ai u la jashtë skuadrës së Luis Enrique…

Sport

15/08/2025 14:43

Gianluigi Donnarumma është “shumë i interesuar” për t’u bashkuar me njërën nga dy klube të Ligës Premier, mes interesimit nga Manchester City, Manchester United dhe Chelsea.

E ardhmja e portierit italian pritet të jetë larg Paris Saint-Germain, me një transferim gjatë kësaj vere që tashmë duket i pashmangshëm. 

Ai u la jashtë skuadrës së Luis Enrique për ndeshjen e Superkupës të mërkurën, ndërsa vetë Donnarumma konfirmoi largimin përmes një deklarate në rrjetet sociale. 

Nuk mungon interesimi për të, disa klube të mëdha angleze janë futur në garë për nënshkrimin e 26-vjeçarit. 

Sipas gazetarit italian Aurelio Capaldi, i cili foli në “The Transfers Podcast”, Donnarumma është “shumë i interesuar” për t’u transferuar te Manchester City ose Chelsea. 

Ai thuhet se është i fascinuar nga Pep Guardiola dhe do të donte të punonte me të në “Etihad”. 

Nga ana tjetër, jeta në Londër dhe projekti i Chelseat gjithashtu e tërheqin portierin italian. 

Nëse Ederson largohet nga City pasi braziliani lidhet me një kalim te Galatasaray, Donnarumma shihet si zëvendësuesi ideal. 

Megjithëse City tashmë ka nënshkruar me James Trafford nga Burnley për 27 milionë euro, kjo nuk i ndalon “Qytetarët” të konsiderojnë edhe Donnarummën si një përforcim të madh për portën.