Donnarumma bën tatuazh trofeun e “Euro 2020”
Portieri Gianluigi Donnaruma ishte heroi i Italisë në Kampionatin Evropian.
Sport
Donnarumma ishte njëri ndër më meritorët që Kombëtarja e Italisë fitoi “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.
Portieri ishte fantastik në pritjen e penalltive duke udhëhequr Italinë drejt triumfit.
22-vjeçari ka vendosur ta ‘ruaj’ gjatë tërë jetës kujtimin nga Kampionati Evropian, pasi bëri tatuazh në dorën e tij trofeun e fituar.
Italiani e ka treguar këtë përmes një foto të publikuar në rrjetin social Instagram. /Lajmi.net/