Doni të rritni flokët më shpejtë? Ja disa metoda që do të iu ndihmojnë

Nuk po ju zgjaten flokët? Këto janë disa truke që duhet t’i dini

Lifestyle

15/04/2021 16:27

Të gjithëve na ka ndodhur të pendohemi pasi kemi ndryshuar stilin tonë të flokëve tëk parukierja. Pendohemi menjëherë pasi shohim se flokët tonë të gjatë tanimë janë tepër të shkurtër e nuk do të arrijnë më kurrë gjatësinë e mëparshme. Përtej dëshpërimit ka disa truke të cilat do të bëjnë flokët tuaj të zgjaten e të jenë gjithnjë të shëndetshëm, transmeton lajmi.net.

Mbani mend që flokët nuk zgjaten brenda natës

Zgjatja e flokëve është një procës i cili merr kohë. Normalisht flokët tuaj zgjaten nga 6 milimetra deri në 1 centimetër çdo muaj dhe kjo vetëm nëse ato janë tërësisht të shëndetshme dhe jo të dëmtuara.

Mund t’ju duket ironike, por gërshërët janë mikeshat tuaja

Megjithëse prerja e rregullt e majave të djegura të flokëve nuk do të ndihmojë flokët tuaj të mbajnë gjatësinë, ajo do t’ju ndihmojë të keni flokë të shëndetshëm. Në vend që të mbani majat tuaja të djegura dhe jo të shëndëtshme për një periudhë të gjatë kohe atëherë ju do të përfundoni me flokë më të shkurtër se sa po t’i prisni ato vazhdimisht. Për të parandaluar dëmtimin e mëtëejshëm të flokëve tuaj këshillohet që ju të prisni flokët tuaj çdo 10 deri në 12 javë.

Hidhni tutje jastëkun prej pambuku

Për të mbajtur flokë më të shëndetshëm këshillohet të përdorni jastëk satini pëer shkak të sipërfaqes më të butë dhe fërkimit më të ulët që krijon me flokët tuaj. Sa më pak flokët tuaj të fërkohen me jastëkun që ju flini aq më pak ato të ngatarrohen dhe formojnë nyje kur ju të zgjoheni.

Pas dushit shpërlani flokët tuaj me ujë të ftohtë

Uji i ftohtë shpërlan më butësisht shtresën e sipërme të skalpit të kokës, duke ruajtur yndyrën e nevojshme për zgjatjen e flokëve si dhe duke mbrojtur skalpin e kokës nga dëmtimet e ujit të ngrohtë.

Hidhni tutje llastiqet e flokëve

Sidomos nëse ju lyeni apo drejtoni shpesh flokët tuaj dhe keni maja të dëmtuara, llastiku i flokëve do të këpusë fijet e shëndetshmë së bashku me ato të dëmtuarat. Kështu përdorni më pak llastikun e flokëve ose lidhini flokët tuaj poshtë rrënjëve të shëndëtshme. /Lajmi.net/