Doni të keni sukses në provim? Ja çfarë duhet të bëni

Nëse nuk flini gjatë natës një ditë para provimit duke u munduar që të mësoni, ndoshta është koha që ta ndryshoni shprehinë tuaj.

Lifestyle

14/01/2022 10:57

Një studim i fundit ka zbuluar se gjumi është shumë i rëndësishëm për të pasur një kujtesë të gjatë të qëndrueshme, veçanërisht gjatë sezonit të provimeve, transmeton lajmi.net.

Hulumtimi nga Universiteti Federal i Rio Grande do Norte, Brazil, sugjeron se gjumi shkakton sinapsa në trurin tonë që të forcohet kujtesa dhe të evitohet harresa, duke forcuar kështu kujtimet tona në një proces të njohur si ‘efektshmëria afatgjate’

Rezultatet e studimit tregojnë se gjumi mund të ketë një ndikim të madh në të mësuarit. Mungesa e gjumit çon në humbje të kujtesës, ndërsa gjumi i mjaftueshëm forcon kujtimet apo edhe nxitë shfaqjen e tyre.

Pra, mësoni gjatë ditës ndërsa natën flini mjaftueshëm që të jeni i gatshëm plotësisht për të kaluar provimin. /Lajmi.net/