Donald Trump mbërrin për vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe

Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë mbërritur në Britani të Madhe për një vizitë tre-ditore.

Bota

03/06/2019 10:18

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë mbërritur në Britani të Madhe për një vizitë tre-ditore.

Air Force One u ul në aeroportin Stansted pak para orës 09:00, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Trump do të takohet me anëtarët e familjes mbretërore dhe pritet të diskutojë ndryshimet klimatike dhe firmën e teknologjisë kineze Huawei gjatë bisedimeve me kryeministren në largim Theresa May.

Para se të ateronte, Trump kritikoi kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, me të cilin ai është përplasur në të kaluarën. /Lajmi.net/