Don Xhoni pranon dhuratën e veçantë për ditëlindje

Don Xhoni mori dhuratë të veçantë për ditëlindje.

ShowBiz

08/04/2021 16:46

Reperi Don Xhoni me këtë datë feston ditëlindjen dhe mbushi 21 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes, reperi ka marrë urime të panumërta nga fansat, miqtë dhe kolegët, por nuk munguan dhuratat.

Një dhuratë shumë të veçantë ai vendosi ta bëjë publike për fansat e tij, një dron u lëshua në shtëpinë e tij me një pankartë që mbante mbishkrimin “Urime ditelindjen Don Xhoni, Drenica është krenare me ty. Mbreti është 21 vjeç”.

Në mbishkrimin e fotografisë, Don Xhoni tha se zakonisht nuk i poston videot, por kjo ishte më ndryshe.

Kujtojmë se “Kokaina” është kënga e fundit e këtij artisti, ndërsa sonte (e enjte) publikohet projekti i shumëpritur i tij, “Mafia”. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DON XHONI (@don_xhoni)