Don Phenom publikon ‘Freestyle’
Don Phenom kësaj radhe erdhi me 'freestyle'.

ShowBiz
Një emër goxha aktiv me projekte të reja muzikore është edhe reperi Don Phenom, shkruan lajmi.net.
Ai sapo ka publikuar një ‘Freestyle’, remiksin e këngës “Only if you knew”, ndërsa e solli të shoqëruar edhe me video.
Për tekstin e këngës u kujdes vet reperi, muzikën e punoi Dutchavelli, ndërsa video u punua nga Miles.
Kënga përmban tekst eksplicit dhe supozohet të jetë ‘diss’ për dikë nga kolegët, por nuk ka përmendur emër të caktuar.
Më poshtë mund ta dëgjoni “Freestyle” nga Don Phenom. /Lajmi.net/
