Dokufest bënë thirrje për aplikim në projektin “Rec’on the future”

Festivali i filmit të shkurtër dhe dokumentar "DokuFest" ka hapur thirrjen e aplikimit për programin e trajnimit për prodhimin e dokumentarëve.

ShowBiz

04/03/2016 13:22

Projektuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrësit mes moshës 18-25 vjeç nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Rumania, Greqia, Kroacia, Italia, Spanja dhe Franca të aplikojnë.

Projekti “Rec’on the future” ka për qëllim të ofrojë hapësirë për të rinjtë të diskutojnë për temën e shtetësisë në Evropë.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të ndahen në grupe dhe ftohen në Prizren për të konceptuar, xhiruar dhe edituar filmat e tyre nën drejtimin e tutorëve. Do të prodhohen dy dokumentarë me temën e identitetit, kulturës dhe shtetësisë.

Projekti do t’i ketë dy sesione trajnimi, në prill dhe në gusht. Afati i fundit për aplikim është 25 mars.

Të gjitha shpenzimet për pjesëmarrje (udhëtimi, ushqimi dhe akomodimi) janë të mbuluara nga organizatorët./lajmi.net