Doktorët e konfirmojnë: Dhimbjet menstruale janë aq të rënda sikur ato të një sulmi në zemër

Shumë burra kanë nevojë të dëgjojnë këtë, sepse atyre iu duken femrat dramatike kur flasin për dhimbjet menstruale.

Lifestyle

07/03/2021 14:03

Edhe pse ne e dimë se sa të dhimbshme janë periodat, dhe të duket sikur ju vazhdimisht po goditeni me grusht në bark nga brenda, për disa persona – shumica burra – mendojnë se femrat thjeshtë janë dramatike, shkruan lajmi.net.

Ata mendojnë se femrat nuk dinë të përballojnë dhimbjen, edhe pse është e vërtetuar shkencërisht se ato mund të përballojnë dhimbje dy herë më shumë se meshkujt.

Të gjitha mund të irritohen kur dëgjojnë miqtë e tyre apo kolegët kur përgjigjen rreth ankesave të tyre të dhimbjeve duke thënë se femrat janë thjeshtë “dramatike”, “delikate” ose “detaje të tepërta”.

Këto gjëra vetëm i bëjnë femrat më të irrituara. Mirëpo dhimbjet menstruale Dismenorrea, më në fund janë kategorizuar nga ekspertët aq të dhimbshme sa një sulm në zemër.

Profesori i shëndetit reproduktiv në Universitetin e Londrës, John Guillebaud, ka thënë se pacientët shpesh e kanë shpjeguar në këtë mënyrë dhimbjen menstruale.

Ai e ka cilësuar këtë shpjegim si të saktë. Edhe pse kjo mund të jetë lajm i mirë për femrat, që dhimbja jonë më në fund po cilësohet ashtu siç duhet, ka akoma probleme edhe me këshillat mjekësore.

Prapë se prapë, në një vizitë tek doktori, do të iu japin ca ipobufen dhe do të thonë se “mjafton kaq të largosh dhimbjen”.

Edhe mjekët e nënvlerësojnë këtë dhimbje, mirëpo për sa kohë që ajo ka filluar të merret më seriozisht, shpresojmë që do të ketë përmirësime në trajtimin që i bëhet kësaj çështje. /Lajmi.net/