Dogana zë 33 telefona të mençur në Aeoroportin e Prishtinës, po tentohej kontrabanda

Lajme
Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit në Aeorportin e Prishtinës.
Me anë të një komunikate për media, Dogana ka bërë të ditur se ka kapur 33 telefona të mençur, shkruan lajmi.net.
Malli është sekuestruar dhe referuar në procedurë kundërvajtëse.
Njoftimi i plotë i Doganës:
Njesitet Antikontrabandë të Doganës gjatë kontrolleve në pikëkalimin kufitar të Aeroportit kanë zbuluar një tentim kontrabandimi të telefonave, ku në këtë rast është arritur të identifikohet dhe parandalohet kontrabandimi i 33 telefonave / Smart Phone. Malli është sekuestruar dhe lënda ështe referuar në procedurë kundërvajtëse. /Lajmi.net/