Dogana zbulon parregullsi në plombimin e një mauneje në Vërmicë, shoferi gjobitet me 500 euro
Dogana e Kosovës ka konstatuar parregullsi në sistemin e plombimit të një mauneje që transportonte mallra për import në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Rasti është zbuluar më 8 tetor 2026, gjatë kontrolleve të zakonshme doganore, ku zyrtarët kanë vërejtur se sistemi i plombimit mundësonte ndërhyrje edhe pas vendosjes së plombës, duke mos garantuar…
Lajme
Dogana e Kosovës ka konstatuar parregullsi në sistemin e plombimit të një mauneje që transportonte mallra për import në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.
Rasti është zbuluar më 8 tetor 2026, gjatë kontrolleve të zakonshme doganore, ku zyrtarët kanë vërejtur se sistemi i plombimit mundësonte ndërhyrje edhe pas vendosjes së plombës, duke mos garantuar sigurinë e mallrave gjatë transportit, transmeton lajmi.net.
Sipas Doganës, gjatë procedurave të transitit, plombat duhet të sigurojnë paprekshmërinë e mallrave dhe të mundësojnë identifikimin e tyre deri në mbërritjen në destinacion.
Lidhur me rastin, është iniciuar procedurë kundërvajtëse doganore për mosrespektim të rregullave që kanë të bëjnë me transportin e mallrave nën mbikëqyrjen doganore.
Si rezultat i shkeljes së konstatuar, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet për zbatimin e legjislacionit doganor dhe parandalimin e parregullsive gjatë transportit të mallrave.
Njoftimi i plotë: