Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit, kapin vlerën e mbi 2 mijë eurove
Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në pikën kufitare në Han të Elezit. Rasti është zbuluar më 1 nëntor, gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net. Sipas njoftimit të Doganës, zyrtarët doganorë kanë dyshuar për mospërputhje ndërmjet dokumentacionit dhe ngarkesës së kamionit, prandaj…
Lajme
Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në pikën kufitare në Han të Elezit.
Rasti është zbuluar më 1 nëntor, gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit të Doganës, zyrtarët doganorë kanë dyshuar për mospërputhje ndërmjet dokumentacionit dhe ngarkesës së kamionit, prandaj kanë zgjeruar kontrollin edhe në kabinën e automjetit.
Gjatë kontrollit janë gjetur 16 copë dizne për vetura dhe 250 copë mbajtëse plastike, të cilat nuk ishin deklaruar.
Vlera e përgjithshme e mallrave, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, vlerësohet të jetë rreth 2 mijë e 400 euro.
Mallrat janë ndaluar, ndërsa rasti po trajtohet në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, si dhe në mbrojtjen e tregtisë së ligjshme dhe interesave ekonomike të vendit.