Dogana rikujton udhëtarët: Deri në 430 euro mallra për nevoja personale mund të hyjnë pa taksë
Dogana e Kosovës ka rikujtuar rregullat doganore për udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Sipas Doganës, zyrtarët doganorë kryejnë kontrolle të bagazheve dhe zbatojnë procedurat doganore me qëllim parandalimin e shkeljeve dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit. Edhe udhëtarët që kalojnë përmes kanalit të gjelbër, duke deklaruar se…
Lajme
Dogana e Kosovës ka rikujtuar rregullat doganore për udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas Doganës, zyrtarët doganorë kryejnë kontrolle të bagazheve dhe zbatojnë procedurat doganore me qëllim parandalimin e shkeljeve dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit.
Edhe udhëtarët që kalojnë përmes kanalit të gjelbër, duke deklaruar se nuk kanë mallra për të deklaruar, mund t’i nënshtrohen kontrolleve doganore. Në këto kontrolle përdoret edhe skaneri si pajisje ndihmëse për kontrollin e bagazheve.
Dogana ka bërë të ditur se për udhëtarët që hyjnë në Kosovë përmes trafikut ajror, kufiri i patatueshëm për mallrat e destinuara për nevoja personale është 430 euro për udhëtar.
“Udhëtarët që kalojnë përmes kanalit të gjelbër, duke deklaruar se nuk kanë mallra për të deklaruar, mund t’i nënshtrohen kontrolleve doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Në rast se vlera e mallrave për nevoja personale e tejkalon kufirin prej 430 eurosh, ato duhet të deklarohen në kanalin e kuq, ku zyrtari doganor e informon udhëtarin për procedurat e mëtejshme.
Dogana e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të qytetarëve, ruajtjen e ekonomisë, si dhe parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.
“Informimi dhe deklarimi i saktë i mallrave janë pjesë e rëndësishme e një udhëtimi të sigurt dhe në përputhje me legjislacionin doganor”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/