Dogana në aksion, konfiskon euro e dinarë të padeklaruara në Jarinjë
Zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Republikën e Kosovës. Automjeti ishte ndaluar pasi pala kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim doganor, transmeton lajmi.net. Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit dhe gjërave personale, doganierët kanë…
Lajme
Zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Republikën e Kosovës.
Automjeti ishte ndaluar pasi pala kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim doganor, transmeton lajmi.net.
Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit dhe gjërave personale, doganierët kanë gjetur mjete monetare në valuta të ndryshme, përfshirë euro dhe dinarë serbë (RSD).
Pas numërimit dhe konvertimit sipas kursit zyrtar, shuma totale e gjetur ka rezultuar 10,202.27 euro.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, hetuesi kujdestar është njoftuar, ndërsa është realizuar konfiskimi i 25% të vlerës së mjeteve të padeklaruara. Palës i është lëshuar vërtetimi përkatës për gjobë dhe konfiskim, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore.
Dogana ka theksuar se zbatimi i ligjit dhe forcimi i kontrolleve kufitare mbeten prioritet, me qëllim parandalimin e shkeljeve doganore dhe mbrojtjen e rendit financiar dhe interesave të Republikës së Kosovës./lajmi.net/